Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së në Kamzë duke shfaqur kështu ambicien për të kandiduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
Mziu e ka marrë këtë vendim për të hequr dorë nga drejtimi i selisë blu në Kamëz, pasi ky ishte një nga kriteret që vendosi Partia Demokratike, për të gjithë ata që do të zgjidhnin të kandidonin si deputet.
Burime nga mbledhja e degës së PD-së në Kamëz pohuan se Mziu është shprehur se synimi i tij është sërish bashkia, por nuk e përjashtoi kandidimin për deputet nëse propozohet nga baza.
Tashmë, emri i Mziut do të futet në lista dhe sipas nismës së kryedemokratit Lulzim Basha, të gjithë kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do të zgjidhen nga anëtarësia, në bazë të parimit një anëtarë një votë.
Përsa i përket drejtimit të degës së OD-së në Kamës, zëvendësuesi i Mziut do të zgjidhet me anë të një gare të re.
Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe Fier, Luan Baçi.