Skip to content
Të Gjitha

Djegia e makinës së zv.kryetarit të Bashkisë së Peqinit, ja çfarë ndodhi një ditë më parë

· 1 min lexim

Të enjten në mbrëmje, makina e cila përdorej nga nënkryetari i Bashkisë së Peqinit, Madrid Sula, është djegur nga dy persona.

Automjeti tip “Fuoristradë” ishte parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së nënkryetarit.

Makina kishte pësuar defekt në kambio dhe drejtuesi i mjetit kishte sinjalizuar titullarin.

Ata gjithashtu kishin marrë masa për dërgimin e automjetit në servis.

Pikat e servisit kishin qenë të mbyllura dhe kishin vendosur që ta dërgonin makinën të premten në mëngjes.

Mirëpo gjatë natës makina u spërkat me benzinë dhe më pas iu vu flaka.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Policia njofton se zjarrvënia ka ndodhur si pasojë e një defekti në pjesën elektrike të mjetit.

“Gjatë natës së datës 30.01.2020 , në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyota”, në pronësi të Bashkisë, Peqin. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit”, njofton policia.