Skip to content
Të Gjitha

Djegia e makinës së Dritan Lelit, ja çfarë kapën kamerat e sigurisë

· 1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit të djeshme në Vlorë, u dogj makina “Range Rover” e kryetarit të bashkisë, Dritan Lelit.

Në momentin që është përfshirë nga flakët, makina ka qenë e parkuar pranë zyrave të bashkisë.

Nga flakët është djegur edhe një mjet tjetër që ndodhej aty pranë.

Mësohet se makina ishte parkuar nga shoferi i Lelit, pranë pallatit ku banon.

“Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A. Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.”njofton Policia.

Ndërkohë “Balkanweb” shkruan se kamerat e sigurisë, kanë kapur një person, i cili largohet me motor sapo i vë flakën mjetit.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa pista më e fortë është ajo që lidhet me detyrën e Lelit.