Skip to content
Të Gjitha

Divjaka mbyll të gjitha tregjet, Bashkia: Ka përhapje të koronavirusit

· 2 min lexim

Bashkia e Divjakës urdhëron mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë

“Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë.

Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë” thuhet në një njoftim të bashkisë së Divjakës ku këshillohen të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Vetëm dje ministria e Shëndetësisë raportoi 9 raste të reja në Divjakë.

Protokolli anticovid për tregjet

Insituti i Shëndetit Publik ka përcaktuar të gjitha masat, ku një pjesë e përgjegjësisë i kalon bashkive ku ushtrohet aktiviteti i këtyre tregjeve. Kështu, në hyrje dhe dalje të tregut strukturat e Bashkisë duhet të të ofrojnë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdesen për rimbushjen e tyre, teksa përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Gjithashtu, në hyrje-dalje të tregut vendoset nga Bashkia tuneli spray me dezinfektant dhe çdo punonjës apo individ që hyn e del detyrimisht dezinfektohet në këtë tunel për çdo hyrje-dalje. Po ashtu, sugjerohet që tregu nuk duhet të shërbejë më shumë se 30 persona në një moment të caktuar dhe për këtë strukturat e Bashkisë marrin masat përkatëse për të monitoruar hyrje-daljen dhe rrethimin e tregjeve. /Gazetareforma.com/