Skip to content
Aktualitet

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ambasada gjermane ka një mesazh

· 2 min lexim

Në ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit Ambasada Gjermane në Tiranë ka dhënë një mesazh.

Ambasada Gjermane e ka konsideruar korrupsionin si një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën, pasi si pasojë e prezencës së tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik.

Ajo bën thirrje që të gjithë bashkë mund të luftojmë korrupsionin.

“ Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit
Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. Ne jemi #BashkeKunderKorrupsionit!”, deklaron ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Pikërisht më 9 dhjetor të vitit 2003 në Kombet e Bashkuara u mblodhën më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga e mbarë bota për të nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në këtë ditë  theksohet nevoja për çrrënjosjen e korrupsionit dhe synohet krijimi i vetëdijes për mënyrat përmes të cilave mund të zvogëlohet korrupsioni.

Asambleja e Përgjithshme e OKB e caktoi 9 dhjetorin si Dita Kundër Korrupsionit.