Skip to content
Të Gjitha

Dita e dytë e protestës, rritet numri i studentëve: Nuk dorëzohemi

· 2 min lexim

Fillimi i vitit të ri akademik, shënoi dhe fillimin e protestave nga ana e studentëve, të cilët kërkojnë një mësim të alternuar midis atij online dhe mësimdhënies së auditoreve.

Protesta e cila po zhvillohet përballë Ministrisë së Arsimit, është bërë më e ‘zhurmshme’, pasi është rritur ndjeshëm numri i studentëve pjesëmarrës. Nën thirrjet “Nuk dorëzohemi” studentët refuzojnë mësimin online dhe kërkojnë minimalisht rikthimin në audtore për praktikat studentore dhe seminarët. Për sa i përket leksioneve studentët lënë të hapur mundësinë për të bërë mësim online, por paraqesin alternativën për zhvillimin e tyre në auditore me numër të vogël studentësh.

Ndërkohë që rreth institucionit i Ministrisë së Arsimit ka pasur një shtim në numër të efektivëve policor në mbikqyrjen e protestës, shkruan Fax.

Kujtojmë se ditën e djeshme një përfaqësi e studentëve kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë dorëzuar një listë me kërkesa, ku kryesorja mbetet ajo e marrjes së mësimit të alternuar, online dhe fizikisht.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve: Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.

Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qerave. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët. Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.