Teksa zgjedhjet janë vendosur që të mbahen në fund të korrikut, procesi i aplikimit pranë KIZ të Universitetit të Tiranës, si kandidat për garën për rektor dhe anëtar të Senatit Akademik do të vijojë sot deri në orën 16:00.
Mësohet se së fundmi pranë KIZ si kandidate për rektore është regjistruar Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë. Sipas kryetares së KIZ, Majlinda Keta deri më tani janë regjistruar 70 aplikantë për anëtarë të senatit dhe 3 kandidatë në garë për rektor.
Keta bën me dije deri tani janë rreth 70 aplikantë për anëtare senati dhe 3 kandidatë në garë për rektor, Artan Hoxha (nga drejtësi), Mimoza Hafizi( nga Shkencat e Natyrës) dhe Kozeta Sevrani. Siç duket gara për rektorin e UT është e fortë. Ministria e Arsimit ka deklaruar se zgjedhjet në UT do të zhvillohen më 30 korrik. Procesi zgjedhor ka sjellë dhe një përplasje mes ministrisë dhe Rektoratit, ku këto institucione kanë hedhur akuza kundër njëri-tjetrit.