Skip to content
Të Gjitha

Dinë vetëm shqip, 60% e shqiptarëve nuk flasin asnjë gjuhë të huaj

· 2 min lexim

Rreth 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

Sipas “Monitor”, kjo është një nga përqindjet më të larta, krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

Rekordi ndërkohë mbahet nga Turqia me 82%. Pjesa dërrmuese e turqve, nuk dinë të flasin asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes.

Në vend të dytë renditet Mbretëria e Bashkuar.

Duke qenë se anglishtja është gjuhë ndërkombëtare, anglezët nuk e kanë vënë ujin në zjarr, që të mësojnë një gjuhë të dytë.

Në vend të tretë dodhen rumunët, ku sipas të dhënave të Eurostat, 64% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhë të huaj.

Më tej vijon Bosnje Hercegovina, e cila ndahet me një diferencë tepër të ngushtë me Shqipërinë.

Në rajon, 32% e maqedonasve nuk flasin asnjë gjuhë të huaj, ndërsa në Serbi kjo shifër zbret në 21%.

E njëjta shifër është edhe në Gjermani.

Në Europë, vendet Nordike janë ato që kanë përqindjen më të ulët të popullsisë që nuk flet asnjë gjuhë të huaj, që varion nga 3% në Suedi në 8% në Finlandë dhe Norvegji.

Përsa i përket Shqipërisë, rreth 26% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes, ndërsa rreth 11% e popullsisë flet në dy gjuhë të huaja.

Ndërkohë përqindjen më të lartë për vendet që flasin dy gjuhë e ka Qipro me 62%, pasi në këtë shtet flitet edhe greqishtja, por edhe turqishtja.

Në Shqipëri vetëm 3.2% e popullsisë flasin më shumë se 3 gjuhë të huaja, ndësa rekordi në Europë mbahet nga Luksemburgu me 51.2%, Finlanda me 44.9% dhe Norvegjia me 43%.

Në total në Bashkimin Europian, vetëm 8.4% e qytetarëve njohin më shumë se 3 gjuhë.