Skip to content
Të Gjitha

Digjen sipërfaqe të mëdha në Bulqizë e Burrel/ Policia procedon penalisht 3 persona

· 2 min lexim

Djegia e pyjeve ka qenë padyshim një nga problemet më të mëdha të shkaktuar së fundmi, ndaj edhe instancat përkatëse kanë qenë të vëmendshme ndaj tyre, po ashtu edhe për të përcaktuar shkakun dhe shkaktarët.

Kështu që ditën e sotme policia ka proceduar penalisht tre persona, me iniciale S.T, 17 vjeç, A.S, 16 vjeç dhe H.Z, 43 vjeç, si të dyshuarit kryesorë se kanë qenë shkaktuarët e zjarreve në Bulqizë e Burrel.

Sipas policisë dy minorenët, pra S.T dhe A.S dyshohet për zjarrin e rënë në Kongrazhd, ndërsa 43-vjeçari për atë të aksit Fushë- Bulqizë.

Policia bën me dije se të miturit e kanë shkaktuar zjarrin nga pakujdesia, pasi kanë qenë duke djegur ferra dhe mbeturina gjë të cilën ka bërë edhe 43- vjeçari në fund të kopshtit të tij, por për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi.

Njoftimi i plotë i policisë

S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel në  zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative  Komsi,  Bashkia Mat,  në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia  duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë  nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë  dhe djegur sipërfaqe të konsiderueshme  pyjore.

Po ashtu shtetasi H.Z, 43 vjeç, banues në  Bulqizë nga pakujdesia duke  djegur mbeturinat në fund të kopshtit të tij,  zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës  rrugës nacionale Fushë Bulqizë