Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tropojës, pasi akuzohet se kanë dhunuar një polic.
Në pranga kanë rënë J.O. dhe M.N. , të dy 21 vjeç.
Të rinjtë u arrestuan, pasi u përfshinë në një sherr me persona të tjerë në Tropojë.
Gjithashtu ata kundërshtuan edhe punonjësin e policisë që po i shoqëronte në komisariat, duke e dhunuar.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tropojës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tropojë
Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit:
– J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri.
– M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.