Ishin martuar pesë ditë më parë/ Vetëhelmohet çifti i bashkëshortëve, shpëton vetëm djali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd.

Mësohet se një çift bashkëshortësh janë helmuar pesë ditë pasi janë martuar.

Sipas “Balkanweb”, të rinjtë të moshave 27 dhe 19 vjeç, ishin banues në fshatin Xhyrë.

Ata kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit

Rezarta dhe Olsi Hajdari u gjetën në gjendje kritike nga nëna e këtij të fundit brenda në dhomë

Vajza ndërkohë ka ndërruar jetë, ndërsa djali ndodhet jashtë rrezikut.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se të rinjtë janë vetëhelmuar.

Shpërndaje
Share.

Komento