Skip to content
Kryesore

Dhunuan barbarisht shurdhmemecin në Lushnjë, detaje të reja

· 1 min lexim

Janë zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 20 marsit, ku u sulmua brutalisht 44-vjeçari Fabjol Hysi, një person i pafajshëm me aftësi të kufizuara.

Sipas hetimeve, 17 dhe 20-vjeçari e kanë pritur jashtë xhamisë, ku ai sapo kishte falur iftarin, dhe kanë nisur ta ngacmojnë.

Pasi Hysi është përpjekur të largohet, ata e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me gurë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Për pasojë, ai vijon të jetë në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimit të kafkës.

Njëri prej autorëve, Irdi Nasufi, është lënë në burg, ndërsa tjetri, Enea Korreshi, është vendosur nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ata kanë pretenduar se 44-vjeçari i kishte ofenduar, por kjo dëshmi është marrë me rezerva nga hetuesit, pasi ai është shurdh-memec.

Policia e Lushnjës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.