Skip to content
Kryesore

Dhunuan 29-vjeçaren, Gjykata lë në burg babanë, vëllanë dhe të fejuarin e të resë

· 1 min lexim

Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka lënë në burg 3 autorët që dyshohet se dhunuan një vajzë të re, për shkak se nuk pranoi fejesën.

Babai, vëllai dhe i fejuari dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 29-vjeçares, në mënyrë që ajo të martohej me 34-vjeçarin Armand Jaka, edhe ky i fundit i vënë në pranga nga policia. Bashkë me të janë lënë në pranga babai i saj Astrit Bajrami, 60 vjeç dhe vëllai Erlind Bajrami, 26 vjeç.

29-vjeçarja ka refuzuar të bashkëjetonte me partnerin, për shkak se familja e kishte fejuar pa miratimin e saj.

Avokatët e tre personave të arrestuar janë shprehur se e reja vuante nga epilepsia dhe shenjat në trup i ka pasur si pasojë e rrëzimit. Mirëpo Policia e ka gjetur vajzën në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike, dhe 3 familjarët e saj do të qëndrojnë në burg deri në një vendim te dytë nga ana e Gjykatës së Vlotrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e Vlorës, në banesën e 60-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu dhe municion luftarak.