Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj kunatës dhe dy të miturve, 14 dhe 15 vjeç.
Ngjarja është dokumentuar dhe materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.