Skip to content
Të Gjitha

Dhunoi brutalisht 15-vjeçarin te Liqeni Artificial: Pezullohet polici

· 2 min lexim

Ditën e djeshme “JOQ Albania” postoi një video, ku shiheshin 4 efektivë policie që dhunonin një të mitur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, u raportua se adoleshenti po lëvizte me biçikletë dhe kishte dalë pa autorizim, çka ka bërë që policia të ushtrojë dhunë ndaj tij.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë reagime të shumta, teksa mësohet se i riu që u është ndëshkuar edhe me masë administrative.

Së fundmi, rapprtohet se punonjësi i policisë G.N. që dhunoi të riu për shkelje të karantinës, është marrë vendimi për pezullimin e tij nga detyra, i angazhuar pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Ndërsa, për tre efektivët e policisë të cilët shfaqen në video ka nisur hetimi disiplinor.

Mësohet se i riu kishte dalë me biçikletë pranë zonës së Liqenit, së bashku me shokun e tij, por në momentin që po kthehej për në banesë është dhunuar nga uniformat blu.

Sipas këtyre të fundit, ndalimi i 15 vjeçarit u bë me pretendimin se kishte kaluar fashën e orarit të caktuar nga qeveria në këtë kohë pandemie.

Njoftimi i plotë

Policia e Tiranës

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G. N., pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizojë të gjitha provat dhe në fund të hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative sipas Aktit Normativ, 2 të rinjtë që u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dalë për shëtitje me biçikletë, në shkelje të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.