Skip to content
Politikë

Dhunë në Kuvend/ Dashnor Sula godet Kreshnik Çollakun

· 1 min lexim

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ka pasur përplasje fizike mes dy deputetëve demokratë të cilët nuk kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollakut i janë drejtuar njëri-tjetrit me një fjalor banal, i cili u shoqërua edhe me kontakt fizik.

Në një moment Sula e godet Çollakun me çantë, teksa ky i fundit shprehet se do ta kallëzojë penalisht.

Ky tension vjen pas diskutimeve që patën brenda komisionit për Cështjet Europiane.

Kujtojmë se Sula po mbështet aksionin e Sali Berishës, ndërsa Çollaku është deputet i PD-së së Lulzim Bashës.

Pamjet nga momenti i debatit: