Skip to content
Të Gjitha

Dha leje legalizimi të kundraligjshme, procedohet ish-drejtori i Aluiznit në Elbasan

· 1 min lexim

Ish-drejtori i Aluiznit në Elbasan do të procedohet në gjendje të lirë.

Andon Lapa 36 vjeç, akuzohet për veprat penale “Falsifikim vulash ose stampash dhe i formularëve” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ky i fundit është banues në qytetin e Sarandës.

Rezulton se Lapa ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

 NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

  • A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin .
  • G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.