Dha dorëheqjen pas gafës, vendimi i Valbona Sakos i paligjshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Durrës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen, pas gafës që bëri në media.

Sako tha: “Jemi të kënaqur me 50 viktima”, duke dashur të përçonte mesazhin, se tërmeti mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Pasi u gozhdua në rrjetet sociale, Sako dha dorëheqjen.

Nuk dihet nëse kërkesa e saj është pranuar nga kryeministri Edi Rama, por Sako ka një pengesë ligjore për të dhënë dorëheqjen.

Në rastet kur njësia vendore është vendosur në gjendje të jashtëzakonshme, drejtuesit nuk i lejohet një vendimmarrje e tillë, shkruan “Faxweb”.

E vetmja mundësi, është në rastet kur shkarkohet nga kryeministri pas cënimit të elementëve të gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas juristëve, dorëheqja duhet të ndodhë vetëm pas kalimit të afatit 30 ditor të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga ana e tij, Rama nuk është prononcuar në lidhje me këtë situatë.

Juristët shprehen më tej, se ndaj Sakos mund të nisin hetimet, pasi ka dhënë dorëheqjen në një situatë të pazakontë.

Shpërndaje
Share.

Komento