Skip to content
Të Gjitha

Detajet nga infektimi me COVID-19 i dy mjekëve të Senatoriumit: Nuk dihet fati i vizitorit që mund t’i ketë infektuar

· 2 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të infektuarve nga Coronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 42 persona, pasi janë shtuar 4 raste të reja dhe mes tyre gjendeshin edhe 2 mjekë.

Mjekët janë pjesë e stafit mjekësor të Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe janë infektuar pasi kanë patur kontakt me një pacient që ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Së fundmi, Dosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth infektimit të dy mjekëve, të cilë janë infektuar nga një i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Senatorium për shqetësime të tjera.

Pacienti ishte vizituar para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia, i cili dyshohet se është i prekur nga Coronavirus, duke infektuar pacientin dhe më pas ky i fundit ka infektuar mjekët.

Mirëpo, deri tani situata rreth të afërmit të pacientit është  e paqartë dhe nuk dihet se ku ndodhet apo se sa persona të tjerë mund të ketë infektuar.

Deri tani ka shkuar në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi më herët është infektuar edhe një mjek nga Spitali i Durrësit, i cili kishte patur kontakte me viktimën e parë nga COVID-19 në vendin tonë.
Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier, teksa Rama bëri me dije se duke nisur nga java tjetër të gjitha qytetete duhet të vetëkarantinohen, si Tirana dhe Durrësi.
Po ashtu, ai bëri me dije se pjesë e planit të masave janë edhe spitalet private që do vihen në shërbim të pacintëve të infektuar dhe nëse refuzojnë do të gjobiten me 5 mln lekë.

Lufta kundër COVID-19, Rama merr në dorë spitalet private: “Kush nuk bindet gjobë 5 milionë lekë”

1000 mjekë e infermierë dalin vullnetarë/ Rama shton masat: “E gjithë Shqipëria në karantinë”

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.