Skip to content
Aktualitet

Detajet e arrestimit/ Vrasësi i Shkëlzen Kastratit ishte i armatosur, sapo pa policinë tentoi të…”

· 2 min lexim

Policia e Shtetit ka nxjerrë informacionin zyrtar për arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt në Fier.  Mësohet se 37-vjeçari I arrestuar, Albert Zaja ka qenë i armatosur dhe në momentin që ka parë policinë ka tentuar të fsheh armën në balteë, por është plagosur nga policia. Po ashtu në kërkim janë shpallur Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xheçuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati  ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore  dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së  shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk  të Krujës,  Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale  ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Operacioni  vijon për kapjen e  autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/3016825001937184