Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Detaje të reja tronditëse nga vrasja e Ilaria Sulës

15:12 04/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga mediat italiane lidhur me vrasjen makabre të studentes shqiptare 22-vjeçare, Ilaria Sula.

Sipas hetimeve, autori i dyshuar, i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, e goditi tri herë me thikë në fyt më 25 mars 2025, brenda banesës së tij ku jetonte me familjen. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati mes çiftit.

Trupi i pajetë i vajzës u mbajt i fshehur për më shumë se 20 orë në dhomën e Samsonit, para se ai ta fuste në një valixhe dhe ta transportonte në një zonë të largët, rreth 40 kilometra larg Romës. Kufoma u gjet një javë më pas.

Autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore “La Sapienza” konfirmon se Ilaria ka ndërruar jetë për shkak të një hemorragjie të rëndë të shkaktuar nga plagët e thella në qafë.

Gjithashtu, janë gjetur shenja që sugjerojnë përpjekje për vetëmbrojtje gjatë një përleshjeje fizike.

Gjurmët e gjakut në dhomën e autorit dhe përpjekjet për ta pastruar atë mbështesin dyshimet për tentativë për të fshehur gjurmët e krimit.

Hetuesit po hetojnë edhe mundësinë që Samson të mos ketë vepruar i vetëm. Targat e makinës së familjes së tij janë kapur nga një pajisje monitoruese pranë zonës ku u gjet trupi.

Ky fakt ka shtuar dyshimet për përfshirjen e prindërve të tij në ndihmën për fshehjen e krimit.

Ata kanë dhënë deklarata kontradiktore mbi vendndodhjen e tyre në natën e ngjarjes.

Samson ka pranuar vrasjen, duke deklaruar se “humbi kontrollin” dhe se nuk kishte qëllim ta vriste.

Ai është në paraburgim dhe akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës. Gjithashtu, autoritetet janë ende në kërkim të armës së krimit dhe të më shumë provave, për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur jo vetëm Italinë, por edhe opinionin publik në Shqipëri.

Protesta të shumta janë zhvilluar në Itali pas vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ku ajo studionte, qindra të rinj e të reja, veçanërisht bashkëstudentë të saj, u mblodhën në shenjë proteste dhe nderimi.

Të përlotur dhe në heshtje, studentët zhvilluan fillimisht homazhe në oborrin e universitetit, duke vendosur lule pranë një fotografie të Ilarias.

Më pas, ata ngritën simbolikisht çelësa në duar, në një akt që shërbente si thirrje ndaj institucioneve për të hapur “dyert e drejtësisë” dhe për të mos lejuar që krimi të mbulohet.

Etiketa: detajevrasja e Ilaria Sulës

Të lidhura

Europiani U-17/ Shqipëria publikon listën zyrtare të lojtarëve për turneun historik
Aktualitet

Europiani U-17/ Shqipëria publikon listën zyrtare të lojtarëve për turneun historik

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Andrea Tedesco, ka shpallur listën zyrtare me 20 futbollistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në...

18:11 17/05/2025
Skandal me votat e diasporës: Më shumë fletë votimi se votues të regjistruar
Aktualitet

Skandal me votat e diasporës: Më shumë fletë votimi se votues të regjistruar

Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ka zbuluar një mospërputhje...

13:44 17/05/2025
Para
SPAK jep vendimin për Bujar Shegën, i njohur si “truri financiar”

SPAK jep vendimin për Bujar Shegën, i njohur si “truri financiar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Europiani U-17/ Shqipëria publikon listën zyrtare të lojtarëve për turneun historik

Europiani U-17/ Shqipëria publikon listën zyrtare të lojtarëve për turneun historik

18:11 17/05/2025
Skandal me votat e diasporës: Më shumë fletë votimi se votues të regjistruar

Skandal me votat e diasporës: Më shumë fletë votimi se votues të regjistruar

13:44 17/05/2025
Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps

Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps

11:01 17/05/2025
Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.