Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja/ Strehohej tek ish-Vollga, sirianit i morën gati 2000 euro dhe e vranë në Durrës

· 1 min lexim

Një 20-vjeçar u gjet ditën e sotme i pajetë në Durrës.

Informacionet e para ishin se kishte rënë nga kati i tretë i një banese, ndërsa trupi i tij u gjet në anë të rrugës, tek ish-hotel Vollga.

Policia po heton pistën e grabitjes pasi dyshohet se atij i kanë marrë 1 mijë – 2 mijë euro dhe gjatë përleshjes me grabitësit e kanë goditur me mjete prerëse dhe të forta.

Ai strehohej gjatë pandemisë në ndërtesën e braktisur të ish- hotel “Vollgës” teksa shoqërohej nga 3 shokë të tjerë.

Informacionet e para nga policia ishin se trupi i të riut sirian nuk kishte shenja dhune.

Kujtojmë se një grup sirianësh janë bllokuar në Durrës për shkak të karantinës dhe si synim kanë largimin nëpërmjet Malit të Zi drejt Gjermanisë.