Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja për vrasjen e 34-vjeçarit në Mirditë, kjo është pista ku po heton policia

· 1 min lexim

Një 34-vjeçar u gjet i vrarë ditën e djeshme në një kanal në Zall-Xhuxhë të Fanit në Mirditë.

Viktima ishte Eri Zefi, baba i një fëmije.

Sipas “Faxweb”, krimi mendohet të jetë kryer disa orë më parë se të gjendej trupi nga banorët e zonës.

Eri Zefi njihej edhe me emrin Anton Zefi, ndërsa pasaportizimin e kishte në Adriatik të Kurbinit, por jetonte në Durrës.

Hetuesi nuk kanë përjashtuar pistën, që 34-vjeçari të jetë marrë peng dhe të jetë vrarë.

I riu është vëllai i Ndue Zefit, i cili në shkurt të këtij viti ka vrarë në Durrës fqinjin e tij, Martin Ndrecën, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas vrasjes së komshiut, Zefi u paraqit vetë në komisariat, ndërsa Gjykata e Durrësit, e la në burg.