Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja nga atentati i ‘Rramanit’ në Elbasan, shkon në tre numri i të arrestuarve si të dyshuar

· 2 min lexim

Shkon në tre numri i personave të shoqëruar ditën e sotme nga forcat policore ‘Shqiponja’ në bashkëpunim me ato RENEA nga aksioni blic në qytetin e Peqinit. Nga ky opercaion u arrestua shtetasi Selim (Seit) Manahasa, pronar i një pike makinash të përdorura në aksin Peqin-Rrogozhinë.

Gjithashtu menjëherë pas Selimit është arrestuar edhe i vëllai Ymer Manahasa,  të dy si të dyshuar në atentatin ndaj Emiljano Ramazanit, i cili kishte precedent penal për trafik droge, dhe dyshohet se është ekzekutuar pikërisht për prishje të pazareve të drogës mes grupeve kriminale.

Selim Manahasa dyshohet se siguroi edhe armët që u përdorën në atentat, pasi në makinën e tij u gjet edhe një armë e cila pritet të ekzaminohet nga policia për të zbuluar kur është përdorur për herë të fundit.

Ndërsa për personin  e tretë të arrestuar nuk ka akoma të dhëna se kush mund të jetë dhe çfarë roli ka patur ne atentat.

Ky Operacioni u ndoq nga afër edhe nga drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, gjithashtu në drejtorinë e policisë Elbasan ka mbërritur dhe drejtori i krimeve të rënda Arben Dashi.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç u ekzekutua më 21 korrik në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”. Viktima është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në ecje, që kishte minimumi dy persona brenda.

Ramazani, është një person me precedentë të mëparshëm penal dhe emër i njohur për policinë.Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani  i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.