Detaje të reja/ Gardisti nuk donte që bashkëshortja të fillonte punë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të tjera detaje zbulohen mbi krimin në familje që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës.

Kujtojmë se gardisti 44-vjeçar Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Mësohet se vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti.

Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja e vrarë çdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për një konflikt banal, pasi bashkëshorti nuk dëshironte që gruaja të fillonte punë, por të kujdesej për vajzën 3-vjeçe.

Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza është marrë nga prindërit e viktimës në një fshat të Tiranës pas ngjarjes.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami.

Alket Arapaj ishte oficer në gradë prej 20 vitesh. Me parë ai ka qenë shoqërues personalitetesh dhe ka punuar në presidencë. Ai prej disa vitesh ishte pozicionuar tek njësia 3 tek pallati i Brigadave. Kjo ishte martesa e dytë e gardistit.

Shpërndaje
Share.

Komento