Dështon edhe sot seanca për grupin e Habiljave te Krimet e Rënda, ja shkaku

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca në gjykatën e Krimeve të Rënda për grupin e “Habilajve” ka dështuar edhe sot. Këtë herë shkak është bërë mosmbërritja e letërporosive nga Italia.

Nga letërporositë vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësor edhe në vendin tonë. Në datën 13 qershor Gjykata e Katanias në Itali do të japë vendimin për grupin e Habilajve.

Grupi i Habilajve akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.

Në Shqipëri ndodhet vetëm Armando Koçerri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali. Akuzat janë po të njëjtat.

Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis.

Shpërndaje
Share.

Komento