Skip to content
Të Gjitha

Derbi i Tiranës, dhuna, përplasjet dhe arrestimet: Fanatics: Lironi tifozët, nuk keni prova!

· 2 min lexim

Para pak ditësh në stadiumin “Elbasan Arena” në Tiranë u luajt ndeshja e derbit të Tiranës, Partizani-Tirana. Por duke qenë se tifozët nuk mund të jenë pjesë e stadiumeve ne ambientet e brendshme ata vendosên të qendrojnë jashtë por jo aq qetë.

Si në çdo derb tjetër kryeqytetas pati edhe përplasje mes grupeve të tifozëve. Si pasojë e përplasjes mes tifozërive kanë mbetur të lënduar të paktën 3 persona, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona për dëmtim te pronës private. Ndërkohë janë thyer xhamat e dy lokaleve në në ne afërsi të qendrës së qytetit dhe një në afërsi të stadiumit.

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy tifozë si dhe po procedon penalisht 14 të tjerë pas rrëmujës që u shkaktua ditën e enjte gjatë derbit Partizani-Tirana. Ditën e sotme “Tirona Fanatics” bëjnë thirrje që të lirohen të gjithë pjesëtarët e grupit, të cilët po mbahen të ndaluar në Komisariatin e Elbasanit. Pasi sipas tyre personat në fjalë po mbahen padrejtësisht pasi mungojnë provat materiale për t’i akuzuar për dhunë fizike dhe shkaktim të dëmeve materiale.

Njoftimi i Tiranës

Reagim:

Anëtar të TF po mbahen akoma padrejtësisht në ambientet e komisiariatit te Elbasanit. Qëndrojne aty prej ditës së enjte pa asnjë prove filmike e me akuza absurde. Apelojmë lirimin e tyre te menjehërshem duke i dhënë fund këtij represioni te kotë e pabaza kundra tifozëve bardheblu.
LIRI PER ULTRAS!

1312