Skip to content
Të Gjitha

“Derbi është kuqezi”, Milan fiton pas 4 viteve dhe protagonist është Ibra

· 1 min lexim

Derbi Inter-Milan pritej që do të ishte luftarak dhe plot surpriza, por fitorja e Milanit pas më shumë se 4 vitesh i mahnitit të gjithë.

Kuqeiznjtë e Stefano Piolit mposhtën zi-kaltërit , me rezultatin 2-1. Dhe kurrsesi nuk mund të mungonin golat e protagonistit Zlatan Ibrahimoviç i cili shënoi në minutat 13’  me penallti dhe 16’, i dha fitoren ekipit kuq e zi.

Pjesa e parë ishte me të vërtetë spektakolare, teksa u shënuan të 3 golat e ndeshjes, me Lukakun që realizoi në minutën e 29’ për Interin.

Pjesa e dytë foli thuajse e gjitha për Interin, që dominoi gjatë gjithë kohës, duke kërkuar me ngulm golin, por pa sukses, ndonëse iu afrua disa herë me Lukakun.

Por gjithcka u mbyll me shifrat e pjesës së parë, duke i dhënë mundësinë Milanit të fitojë një derbi pas 4 vitesh. Kuqezinjtë janë me pikë të plota pas katër javësh në krye të Serisë A.