Skip to content
Aktualitet

Deputeti i PS flet me drejtorin e Ministrisë së Brendshme: Fola me shefin, ja ç’më tha

· 1 min lexim

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar videopërgjimin e dytë ditën e sotme ku dëgjohet sesi drejtori i Ministrisë së Brendshme krijon plane sesi të fitonte zgjedhjet për socialistët.

Në përgjimin e parë të publikuar pak minuta më parë dëgjohej kryeministri Edi Rama teksa bisedonte me Artan Keshin, e në përgjimin e dytë dëgjohet ky i fundit duke biseduar me Artan Gaçin.

“Dëgjohet se si Ministria e Brendshme po krijon një plan për të fituar zgjedhjet për socialistët. Me para, presion dhe kriminelë sigurohet se rezultati është i saktë. Gjithashtu kërcënohen drejtorët dhe mësuesit e shkollave”, shkruan Peter Tiede.

Përgjimi nr.2. Artan Gaçi dhe Arben Keshi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi.

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, si kalove?

Arben Keshi: Si kalove ti?

Artan Gaçi: Mirë ja ishim në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa foli për ty.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Nga unë po e po.

Arben Keshi: Qesh

Artan Gaçi: Ai më tregoi dhe historinë e 2011-ës. E të gjitha.  I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishallah kthehen në realitet mos të ngelen.