Skip to content
Politikë

Deputetët e opozitës u vendosin flakën karrigeve jashtë Parlamentit

· 1 min lexim

Deputetët e Partisë Demokratike u kanë vendosur flakën karrigeve të tyre, të cilat i nxorën nga ambientet e brendshme të Parlamentit.

Seanca e cila nisi me tensione të menjëhershme, në protestë për dënimin e Ervin Salianjit, u pasua me nxjerrjen e karrigeve nga deputetët e opozitës. Këta të fundit lyen ato me benzinë dhe më pas i dogjën, ndërsa u desh ndërhyrja e gardistëve përreth për shuarjen e zjarrit.

Ditët e fundit opozita ka paralajmëruar vazhdimisht se do të përgjigjet ashpër pas dënimit të Salianjit, me Këshillin Kombëtar të PD që dje njoftoi se në datën 7 tetor do të ketë protesta masive.