Skip to content
Kosovë

Deputetët e Kosovës tentojnë për herë të tretë të zgjedhin kryeparlamentarin

· 1 min lexim

Sot në orën 15:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish në një tjetër seancë konstituive, me synimin për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e tij.

Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje pritet të rikandidojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.

Kjo kandidaturë u kundërshtua më herët nga deputetët e LDK-së, ndërsa Nisma Socialdemokrate zgjodhi të abstenojë. Nga ana tjetër, PDK, Lista Serbe dhe disa deputetë të AAK-së nuk morën pjesë në votim.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sinjalizuar se partia e tij do të mbështeste një propozim nga radhët e Vetëvendosjes, nëse ai do të ishte një ndër emrat Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci.