Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deputet me dy dënime penale: Dosja e errët e Agron Malajt që rilindja e bën hero

14:08 07/05/2025
Reading Time: 5 min lexim

Nga plagosjet me armë, në Gardën e 21 Janarit – Si u pasurua Agron Malaj nën hijen e Ramës

Një ish-gardist që duhej të përgjigjej para drejtësisë për rolin e tij në 21 janar,  në drejtues të OSHEE-së, kryetar bashkie e së fundmi në kandidat për deputet – rruga e Agron Malajt është një histori tipike e korrupsionit, nepotizmit dhe amnistimit politik në Shqipëri.

Malaj, një prej personazheve më të kontestuar të Partisë Socialiste, është simboli i ngritjes së një njeriu që në vend të hetohej, u shpërblye. Me dy dënime penale të deklaruara, pasuri të pashpjegueshme dhe një rrjet kompleks kompanish, tenderash e koncesionesh, ai mbetet kandidati i preferuar i Edi Ramës në Mat. Dhe jo rastësisht.

21 Janari: Garda, Plumbat dhe Përkrahja nga Rama

Në 21 janar 2011, Agron Malaj ishte komandant i grupit të gatshëm të Gardës së Republikës. Aty ku katër qytetarë u vranë në bulevardin para Kryeministrisë, ai kishte një rol kyç në zinxhirin e komandimit. Nuk u hetua. Nuk u ndëshkua. Përkundrazi, vetëm pak vite më vonë, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, Malaj u shpërbly me postin e Drejtorit Rajonal të OSHEE për zonën Veriore. Më pas, në 2019, Edi Rama e propozon personalisht për kryetar të Bashkisë Mat. Në zgjedhjet monopartiake, Malaj ngjitet në majën e pushtetit lokal dhe nis rrugëtimin drejt parlamentit.

I dënuar me vendim gjykate – Por për sistemin, “i pastër” për të kandiduar

Emisioni investigativ “Plug” publikoi për herë të parë vendimin e gjykatës së vitit 1999 që e shpallte Agron Malajn fajtor për armëmbajtje pa leje, pasi pas një sherri në një lokal, qëlloi me armë duke plagosur dy persona. Akuza për plagosje u pushua, vetëm sepse të plagosurit “u tërhoqën” në mënyrë të dyshimtë. Gjykata e dënoi me 10 muaj burg, ndërkohë që vendimi zbardh qartë se Malaj ka qëlluar në këmbë një person dhe ka plagosur edhe një tjetër brenda lokalit. Ky është një prej dy dënimeve që vetë Malaj ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Bizneset dhe pasurimi i shpejtë – nga Garda tek milionat e tenderave

Në 2007, Malaj themeloi me një shok kompaninë e sigurisë “Global Security”, ndërkohë që ishte ende punonjës në Gardën e Republikës. Në dukje një biznes modest, por që pas vitit 2013 shpërthen me miliona euro fitime dhe tendera. Vetëm nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kompania ka përfituar mbi 36 milionë euro, ndërsa nga Bashkia e Tiranës – 414 milionë lekë për tenderë sigurie. Në total, sipas analizës së “Plug”, Global Security ka thithur mbi 40 milionë euro fonde publike, shumica pa garë dhe me flamur të kuq.

Në vitin 2018, kur fitimet kishin kaluar 1.5 milionë euro, Malaj “bleu” për 25 mijë euro ato aksione që më parë ia kishte dhuruar vëllait. Blerja fiktive shërbeu si justifikim për shpërndarjen e dividentit, të cilin më pas e përdori për të blerë një apartament luksoz në rrugën e Elbasanit me vlerë 257 mijë euro, një njësi tregtare në Tiranë me vlerë 170 mijë euro, si dhe një pronë në Farkë. Këto pasuri nuk përputhen me të ardhurat e deklaruara nga paga dhe janë objekt i dyshimeve për pastrim parash dhe mashtrim në deklarim pasurie.

Skemat me TVSH dhe lidhja me inceneratorët

Global Security është kapur me fatura fiktive të lëshuara nga kompania “Krist-Al Construction”, e përfshirë në skemat e inceneratorëve. Me këto fatura, në vlerë 340 mijë euro, Malaj ka justifikuar shpenzime për të ulur taksat dhe për të marrë më shumë tendera publikë. I njëjti model si inceneratorët. Edhe emri i një personi të varfër, Aleksandër Gusho, u përdor për skemat e mashtrimit me TVSH – një tjetër element që SPAK e Tatimet kanë zgjedhur të injorojnë.

Hotel në Dhërmi dhe rrugë drejt HEC-eve familjare – Pushteti në funksion të klanit

Në Dhërmi, në bregun më të shtrenjtë të Shqipërisë, Fatos Malaj – vëllai i Agronit – është ortak në hotelin luksoz “La Brisa”, bashkë me drejtues të lartë të UKT. Tenderat në Mat e Tiranë kthehen në prona në bregdet.

Në Mat, fushata zgjedhore e Malajt shoqërohet me ndërtimin e një rruge që përfundon pikërisht tek hidrocentrali i vëllait të tij. Rruga nuk lidh komunitete të lëna në harresë, si banorët e fshatit Frankth që i ka lënë gjashtë orë në këmbë çdo ditë për të ndjekur shkollën. Ajo është një rrugë elektorale që çon tek interesat e familjes.

HEC-et “Traja” dhe “Madhesh” janë dhënë me koncesion nga Damian Gjiknuri në vitin 2018. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e lejeve. Për këto HEC-e, është protestuar nga komuniteti lokal për mungesë të ujit vaditës, ndërsa VNM (Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis) është hartuar nga një kompani e lidhur me një ish-drejtor të Ministrisë së Infrastrukturës.

Tenderat e dyshimtë në Mat – Investime për vota, jo për qytetarët

Nga 360 milionë lekë për lyerje të një pallati kulture, tek 13 milionë për vaditje në mes të dimrit – skemat abuzive me tendera në Bashkinë Mat janë të dokumentuara. Kompanitë e lidhura me Malajn, bashkë me “Salillari” dhe “Zdrava”, kanë fituar miliona lekë nga tenderat e asfaltimit. Kjo fushatë me asfalt, e mbështetur me para publike, është kthyer në armën kryesore të Malajt për të siguruar votat në Mat.

Berisha: “Njeriu më i pasur i Matit, pasuria nga korrupsioni shtetëror”

Nga Klosi, Sali Berisha deklaroi publikisht:

“Ky Agron Malaj, nga një oficer i Gardës, është bërë njeriu më i pasur i Matit. Pasurinë e ka 100% nga tenderat dhe korrupsioni shtetëror. Ai dhe vëllai i tij nuk do të kishin fituar asnjë kontratë nëse nuk do ishin njerëz të Ramës.”

Berisha denoncoi një skemë ku pushteti përdor paratë publike për t’u kthyer në vota, ku çdo individ që është pasuruar nga tenderat, duhet t’i kthejë paratë e vjedhura në vota për Ramën.

 Kandidati që simbolizon kolapsin moral të Rilindjes

Agron Malaj është modeli i sistemit që Edi Rama ka ndërtuar: një rrjet të korruptuar ku tenderat, koncesionet, fushatat dhe zyrat e shtetit janë thjesht vegla për të pasuruar miqtë dhe për të kapur vota.

Në një vend ku banorët e Frankthit ecin në baltë për të çuar fëmijët në shkollë, Agron Malaj ndërton rrugë për të lidhur HEC-in e vëllait. Në një vend ku drejtësia po zvarritet pas SPAK-ut, kandidatura e tij është një shuplakë për çdo qytetar që ende beson se ligji është njësoj për të gjithë.

Sepse në Shqipëri, duket se mjafton të jesh i zoti për të mbajtur e qëlluar me armë – për t’u bërë deputet. Dhe i pasur nga tenderat – për të qeverisur. Agron Malaj është provë e gjallë.

Etiketa: agron malajreformaeditorial

Të lidhura

Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll
Bota

Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll

Janë bërë publike disa detaje të reja për bisedimet e paqes që do të zhvillohen nesër në Stamboll. Ministria e...

18:09 01/06/2025
Tre viktima nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre viktima nga zjarri në një spital në Gjermani

Gjatë natës në Hamburg të Gjermanisë, një zjarr i fuqishëm përfshiu spitalin për të moshuar në Marienkrankenhaus, duke shkaktuar vdekjen...

17:58 01/06/2025
Para
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd,një i plagosur

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd,një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll

Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll

18:09 01/06/2025
Tre viktima nga zjarri në një spital në Gjermani

Tre viktima nga zjarri në një spital në Gjermani

17:58 01/06/2025
Ksamil, destinacioni bregdetar që po bën jehonë në mediat britanike

Ksamil, destinacioni bregdetar që po bën jehonë në mediat britanike

17:27 01/06/2025
Kremtohet festa e Parkut Arkeologjik Amantia në Vlorë

Kremtohet festa e Parkut Arkeologjik Amantia në Vlorë

17:05 01/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.