Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Depozitimi i draftit të “Zgjedhores” në Kuvend, Hajdari: Futën në rrugë institucionale diskutimin për ndryshim sistemi

14:11 01/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Më herët ditën e sotme bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka dorëzuar në Kuvend draftin final të marrëveshjes së arritur me opozitën. Sipas informacioneve mësohet se Këshilli Politik ka zhvilluar mbledhjen e fundit mbrëmjen e djeshme dhe janë bërë disa ndryshime të tjera në draftin e dakordësuar më herët.

Në realcionit shpjegues së dorëzuar bashkë me projektligjin e ri, bëhet me dije se ndryshimet janë dakordësuar në Këshillin Politik për reformimin e bazës ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Rudina Hajdari tha se Reforma Zgjedhore do të vijë si një paketë e plotë që do të votohen më 30 korrik nga Kuvendi, ku do të pasqyrojë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik mes partive politike por dhe kërkesat e opozitës parlamentare që po diskutohen në këtë fazë të dytë. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari deklaroi se çështjet që ajo ngriti në Këshillin Politik tashmë i zhvendosi në Komisionin e Ligjeve për legjislacionin për të diskutuar në mënyrë institucionale dhe ligjore kërkesat e saj, hapja e listave, vota e diasporës dhe numërimi elektronik.

“Nuk është çështja që u anashkalua por drafti duhet të ishte i plotë, Komisioni e ka luajtur rolin e vete dhe në këtë draft nuk do ketë ndryshime apo cenime dhe është e udhës që ky draft të vijë në parlament dhe të marri rrugën institucionale. Beteja që unë shpalla në atë Këshill Politik e zhvendosa tek kërkesat e opozitës parlamentare për hapjen e listave. Për ta bërë më të plotë këtë reformë zgjedhore duhet të kemi disa element shtesë si hapja e listave, votimi i diasporës dhe përfshirja e numërimit elektronik për të balancuar faktin se administrata zgjedhore nuk u depolitizua, që votat të numërohen në mënyrë të drejtë dhe jo nga militantët e partisë. Numërimi elektronik do ishte një mënyrë e duhur për të balancuar këtë fenomen. Kjo reformë zgjedhore do të vijë me një paketë të plotë dhe do të miratohet më 30 korrik, kjo na jep kohën që të diskutojnë në mënyrë institucione kërkesat e deputetëve”, tha Hajdari.

Hajdari tha se ajo e ka kushtëzuar votën e saj deri në shtimin e këtyre elementëve, ndërsa shtoi se qëndrimi për Reformën Zgjedhore i opozitës parlamentare është i unifikuar dhe janë të vendosur që kërkesat e tyre të realizohen.

“Unë kam kushtëzuar votën se pa shtuar këto element shtesë dhe duke mos pasur ndryshimet e duhura, qoftë edhe një garanci më të fortë për diasporën që edhe pse mori një vullnet nga të gjitha palët nuk u konkretizua dhe ajo duhet të garantohet në zgjedhjet e ardhshme dhe jo vetëm në parim. Ne kemi një qëndrim të unifikuar që prej fillimit. Opozita parlamentare edhe pse me individë nga lista të ndryshme janë bashkë për reformën zgjedhore. Ndryshimi i sistemit do të jetë beteja jonë kryesore”, tha Hajdari.

Ajo shtoi se kjo betejë nuk është luftë për kolltuk apo personale, por “për të përmirësuar cilësinë e demokracisë në vend. Kjo është një betejë reale për të përmirësuar cilësinë në parlament dhe për t’i dhënë të drejtën sovranit të zgjedhë atë që kërkon ta përfaqësojë”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Të dënuar për vrasje dhe drogë, ja 4 emrat që u vendosën në sitën e OFL sot

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English