Dëmtohet gjatë punës në fabrikë, humb jetën 40-vjeçari

Në një fabrikë në Maminas të Shijakut ka ndodhur një tragjedi ku një punëtor 40-vjeçar ka humbur jetën pasi u dëmtua gjatë punës. Policia ka nisur procedimin penal ndaj përgjegjësit të turnit të fabrikës për këtë ngjarje të rëndë.
Në vitet 2019-2020, ku janë edhe të dhënat e fundit të aksesueshme, mesatarisht 15 punëmarrës janë aksidentuar në punë çdo muaj në Shqipëri, një shifër që ka rënë në 10 në vitin pasues. Statistikat e 2020 tregojnë 168 raste aksidentesh në punë, ku 36 prej tyre kanë pasur pasoja fatale. Më shumë se dy të tretat e aksidenteve fatale ndodhin për shkak të kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Sektori i ndërtimit dhe ndërmarrjet prodhuese janë ndër më të rrezikshmet.
Lexo më tej
Dita e Alfabetit Shqip: 118 vjet nga Kongresi i Manastirit, ku shkronjat bashkuan shqiptarët
Sot, më 22 nëntor, shqiptarët kudo në botë kremtojnë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet…
Mbi 6 milionë lekë evazion fiskal dhe para cash të pajustifikuara, Prokuroria dërgon në gjyq Xhensila Myrtezajn
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e akuzuar për fshehje…
Rama sulmon administratën e Tiranës, Bashkia i kthehet: Nuk jemi prona jote!
Përplasja mes Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës merr një tjetër kthesë. Pas deklaratave të Ramës në Asamblenë…
Lara Colturi shkruan historinë, triumfi i parë i Shqipërisë në Kupën e Botës në ski
Lara Colturi ka shënuar një arritje historike për sportin shqiptar, duke fituar për herë të parë një garë…