Skip to content
Kronikë

“Delironin” me armë në rrugët e Kamzës, ja si e pësuan 2 adoleshentët

· 2 min lexim

Një ngjarje me potencial rrezikshmërie ka ndodhur në Kamëz, ku 2 adoloshentë njëri 18 vjeçar dhe tjetri 16 vjeçar kanë tmerruar banorët e zonës  sepse teksa lëviznin me makinë  qëllonin në ajër me armë .

Dy adoloshentët kanë përfunduar në pranga, pasi janë kapur në flagrancë duke qarkulluar më armë zjarri pushkë pushkë bashkë më një krëhër prej 20 fishekësh.

Ndërkohë pasi u realizua kontrolli edhe nëpër banesa u sekuestra një armë zjarri pistoletë në shtëpinë e 18 vjeçarit.

Të rinjtë që delironin në qytetin e Kamzës ishin proceduar edhe herë të tjera, për vjedhje, armë pa leje dhe dhunë në familje.

Megjithatë herëve të tjera  kanë arritur t’i shpëtojnë prangave të policisë.

Njoftimi i policisë:

Në pranga përfunduan E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë, i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

16-vjeçari është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me 18-vjeçarin. Gjatë kontrollit në banesën e 18-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.