Delegacioni gjerman reagon për shtyrjen e zgjedhjeve: Shpjegimi është në Kushtetutë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kriza politike në Shqipëri në lidhje me shtyerjen e zgjedhjeve ka bërë që delegacioni gjerman të jetë i pranishëm në Tiranë.

Ata kanë treguar interesimin e tyre ku janë shprehur se vendimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe shpjegimi përsë presidenti Meta ndërmori këtë hap, është i shpjeguar në Kushtetutë. Ata janë shprehur se Kushtetutës i besojnë verbërisht.

Gjithashtu ata kanë shfaqur interesimin për të mësuar ecurinë e reformave, për të ditur sesa e përgatitur është Shqipëria për negociatat.

Kreu i Grupit Parlamentar të SPD dhe kryesuesi i delegacionit, Josip Juratoviç u shpreh:

“Si parlamentarë të Bundestagut që mbulojmë çështjet e Ballkanit, vendeve që nuk janë ende pjesë e BE-së kemi marrë këtë turne në rajon dhe dëshirojmë që përmes këtij turi të informohemi rreth gjendjes dhe reformave. Kemi pasur kontakte me përfaqësues të parlamentit, komisioneve parlamentare, kryeministrin Rama, ministren e Drejtësisë dhe të Brendshmin për një panoramë të plotë të vendit dhe reformave.

Për ne ka qenë e rëndësishme të mësojmë ecurinë e reformave për të ditur sa e përgatitur është Shqipëria për negociatat. Shqipëria dhe i tërë rajoni është oborri i brendshëm i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e këtij unioni. Për mua, demokracia është një komunitet vlerash. Vendimi i presidentit, për mua këto janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi.

Në Gjermani, Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parasheh që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë.Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik.”

“Zgjedhjet përfaqësojnë konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike”, shtoi Juratoviç.

Shpërndaje
Share.

Komento