Skip to content
Të Gjitha

Del ekspertiza e plotë, Kostandinos Kacifas vrau veten

· 1 min lexim

Më 28 tetor të 2018-ës, Kostandinos Kacifas qëlloi me kallashnikov ndaj policisë shqiptare dhe forcave RENEA, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Pas përleshjes me forcat shqiptare të sigurisë ai humbi jetën.

Fillimisht u raportua se Kacifas u qëllua nga forcat RENEA, por ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në konkluzionin se i riu është vetëvrarë.

Kacifas ka marrë dy plumba, njërin poshtë nofullës dhe tjetrin në gjoks, shkruan “Shqiptarja.com”.

Ekspertët kanë vërtetuar për plumbin në kokë, se arma ka qenë e puthitur me nofullën.

Duke qenë se ai u rrethua nga forcat RENEA, ka vendosur të vrasë veten, duke mos dashur të dorëzohet.

Përsa i përket plumbit të dytë, qitja është bërë nga e njëjta armë dhe është kryer shumë shpejt.

Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja të armëve të forcave Renea.

Pritet që në muajt në vazhdim, Prokuroria e Gjirokastrës t’i kërkojë gjykatës, që të pushojë dosjen.

Vrasja e Kostandinos Kacifas acaroi së tepërmi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mijëra nacionalistë grekë erdhën në Shqipëri gjatë ceremonisë mortore, duke lëshuar thirrje anti-shqiptare.