Skip to content
Të Gjitha

Dëgjoi rrëfimin e nuses që helmoi me fostoksinë vjehrrën në Kamëz, pushohet akuza për hoxhën

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën ndaj hoxhës Hysen Shehu.

Ky i fundit ishte dëshmitar i helmimit të vjehrrës, Lirie Lami nga nusja, Marjana Cmeta, ngjarje e ndodhur 2 vite më parë në Kamëz.

Për të arrestuarit e tjerë, Agim Lamin dhe Arben Saliun, është vendosur 4 muaj burg, që do të konvertohet në 8 muaj shërbim prove.

Siç shkruan “Newsbomb”, dy familjarët dhe Hoxha akuzohen për moskallëzim krimi.

Hoxha regjistroi dëshminë e të resë, e cila tregonte sesi e kishte helmuar vjehrrën me fostoksinë, pasi mendonte se i kishte bërë magji.

Ndërkohë nusja është duke u gjykuar nga Krimet e Rënda.

Krimi u zbulua nga këmbëngulja e Oltit, ish-bashkëshortit të Marjanës.

Pasi e helmoi, e reja për t’u siguruar që vjehrra kishte ndërruar jetë, e mbyti duke i vënë duart në fyt.