Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dëbora dhe ngricat ‘pushtojnë’ disa qytete të vendit

10:56 07/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Dëbora dhe ngricat 'pushtojnë' disa qytete të vendit

Kukësi është zgjuar këtë mëngjes nën temperatura të acarta që kanë zbritur në -4°C. Reshjet e dëborës që ranë mbi lartësinë 600 metra kanë arritur deri në 20 cm, por nuk kanë shkaktuar pengesa në qarkullimin rrugor.

Megjithatë, temperaturat e ulëta të shoqëruara me dëborë dhe ngrica mendohet se kanë dëmtuar ndjeshëm kulturat frutore, të cilat ndodhen në fazën e lulëzimit ose mbylljes së ciklit. Specialistët thonë se dëmet janë më të mëdha tek pemët si kumbulla, qershia, pjeshka, kajsia dhe dardha.

Korçë:
Në këtë qark, reshjet e dëborës me intensitet mesatar kanë përfshirë të gjithë territorin, duke arritur trashësi prej 10 deri në 25 cm në zonat malore. Subjektet kontraktore kanë kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore, duke garantuar lëvizje normale. Bashkitë janë angazhuar për pastrimin e rrugëve dytësore dhe të shesheve në qytete. Disa zona, si Pogradeci, Maliqi dhe Proptishti, kanë pësuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës, por ekipet e OSHEE janë në terren për riparime.

Shkodër:
Në qarkun e Shkodrës, situata më e rënduar paraqitet në rrugët e Iballës, në Pukë, për shkak të dëborës së dendur. Ndërkohë, rruga Bogë–Theth është e hapur. Në Malësinë e Madhe, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz dhe bashkinë Shkodër, nuk raportohen probleme serioze. Në Fushë-Arrëz, dëbora ka arritur 30 cm, por rrugët nacionale janë të hapura për mjetet e pajisura me zinxhirë. Edhe në bashkinë Pukë, ku dëbora ka arritur 5 cm, rrugët janë të kalueshme.

Dibër:
Pas reshjeve të dëborës, në Dibër janë shfaqur ngrica të forta, të cilat mund të sjellin dëme në bujqësi e frutikulturë. Rrugët nacionale si Bulqizë–Peshkopi dhe Bulqizë–Tiranë janë të kalueshme, por ka vështirësi në rrugët e brendshme të Bulqizës. Në aksin Klos–Tiranë, një aksident për shkak të ngricës ka lënë të plagosur katër persona që ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë. Në Mat, situata është e qëndrueshme dhe nuk raportohen dëme të konsiderueshme.

Institucionet lokale dhe strukturat e emergjencave civile po monitorojnë vazhdimisht situatën për të garantuar ndërhyrje të shpejta ku është e nevojshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Deborangrica

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para
Vrasja e Vladimir Topjanës, detaje të reja

Doli me djalin për të parë ndeshjen, 43-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English