Skip to content
Politikë

Debate të forta brenda PD, Vokshi i kthehet Bashës, ja çfarë u diskutua

· 2 min lexim

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar sërish me debate. “Përçarja” brenda PD ka nisur në çdo strukturë. Së fundmi kreu aktual i PD Lulzim Basha ka goditur edhe Albana Vokshin, një nga figurat e njohura brenda PD.

Kësisoj ajo duket se ka kaluar në krahun e Berishës.  Panorama.al ka zbardhur debatet me dyer te mbyllura në selinë blu!

Lulzim Basha hapi mbledhjen dhe u kërkoi deputetëve që të analizojnë me kujdes projektbuxhetin dhe të nxjerrin problematikat. Ai ka debatuar sërish me Vokshin e cila i ka thënë se “ti nuk e përcakton dot kohën e Berishës”. Ndërsa Basha i është përgjigjur ashpër duke i thënë “Nuk të marrë leje ty”.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: Unë nuk jam dakord që të marr mungesat e deputetëve në komisione. Atë e bën sekretaria e komisioneve.

Lulzim Basha: Kjo nuk është për t’u diskutuar këtu, aty e ke Fredin, fol me kryetarin e grupit për këtë.

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.

Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.