Skip to content
Politikë

Debate në Kryesinë e PD, Kadilli-Bashës: Jep dorëheqjen, nuk je i pazëvendësueshëm

· 2 min lexim

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar nga debatet që në nisje, teksa Fatbardh Kadilli ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës. Kadilli i ka kërkuar kreut demokrat të japë dorëheqjen pasi nuk është i pazëvendësueshëm. Ai ka ngarkuar Bashën me përgjegjësi për humbjen, duke thënë se është e përsëritur për shkak të defekteve të tij personale.

”Nuk je i pazëvendrësueshrëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd.”- tha Kadilli.

Nga ana tjetër Basha ka thënë se kjo fushatë tregoi se PD mundi t’i bënte ballë propagandës dhe këtë e bëri, pasi shqiptarët dolën në 25 prill e votuan ndryshimin me zemër. Ai i ka ftuar të gjithë të bashkohen që t’i prijnë betejës për ndryshim për demokratët e gjithë shqiptarët.

”Kjo fushatë e provoi se ne edhe propogandës se tyre mund ti bëjme ballë— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!

Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolën me gëzim ne zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!! Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe me shume sot!

Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët.”- tha Basha.