Dashamir Shehi: Rama dhe Berisha kanë rrënuar demokracinë në Shqipëri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesa duhet edhe brenda PD-së klima vazhdon të mos jetë e mirë dhe këtë arrijmë ta kuptojmë më mirë nga deklarata e sotme e ish-deputetit Dashamir Shehi.

Nga studio e “Arena” Shehi ka folur rreth kodit zgjedhor  dhe pikërisht për këtë arsye ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha që rrënuar demokracinë në vendin tonë, dhe kjo duke miratuar pikërisht këtë kod zgjedhor.

Mirëpo sa i përket Bashës, ish-deputeti ka thënë se e ka kuptuar shumë mirë pas çadrës që nëse nuk bën disa hapa të guximshëm , atëherë nuk bën përpara në hapësirën publike.

“Unë e gjykoj se ka bërë një hap të madh për të ndryshuar sistemin, dalja e tij bashkë me ne nga parlamenti është hapi më i madh, sepse parlamenti është pjesë e sistemit. Duke anatemuar këtë situatë, duke dhënë hapësirë për një rrugë tjetër, ka bërë një hap të madh.

Ky është hap i madh, sepse deri më dje nuk e ka bërë asnjë. Basha e ka artikuluar, ka ardhur koha që të ndryshojmë kodin zgjedhor, sepse demokracia buron me zgjedhjet.

Ne, e kemi kuptuar se me këtë kod zgjedhor të deformuar, të bërë në emër të kryetarëve të partisë që ishin, Edi Rama, Berisha, e rrënuan demokracinë shqiptare. Këtu nuk janë bërë më zgjedhje, këtu janë zgjedhur kryetarët e partive. U bënë 10 vjet që qytetarët nuk zgjedhin më, votojnë një listë partie që është e mbyllur, që e merr vesh natën e fundit”, ka thënë Shehi gjatë fjalës së tij.

Shpërndaje
Share.

Komento