Skip to content
Rajoni

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në MV, kryeson LSDM-ja e Zoran Zaev

· 1 min lexim

Në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar votimet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nga informacionet paraprake, partia e Zoran Zaev, LSDM kryeson rezultatet e deritanishme të numërimit të votave me rreth 36% të votave.

Në vend të dytë sa i përket numrit të votave vjen VMRO-DPMNE me rreth 35% të votave. Partia shqiptare BDI deri më tani ka marrë 10.34% të votave nga rezultatet e deritanishme.

Më pas renditet koalicioni ASH-Alternativa. Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare rezulton që të ketë marrë më pak vota.Megjithatë ende është vetëm fillimi sakaq mësohet se nesër pritet të mësohet definitivisht se kush do të formojë qeverinë e re dhe cili do të jetë kryeministri i ri në Maqedoninë e Veriut.