Skip to content
Rajoni

Dalin pamjet/ U rrëzua nga teleferiku, 30 vjeçari dërgohet në spital

· 1 min lexim

 Një 30-vjeçar është rrezuar nga teleferiku, në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Ai u transferua menjëherë në spitalin e Ferizajt.

Sipas mediave kosovare, i riu ka marrë disa dëmtime në kokë.

Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënëi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.

“Një person është lënduar te teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.

https://www.youtube.com/watch?v=GGJbGS41LM0&feature=emb_title