“Daily Mail” artikull për shqiptarin: Ja si hyri dy herë ilegalisht në Angli vrasësi Gentian Doda

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull shqiptarit Gentian Doda, i cili u arrestua në 6 maj 2019, por që kishte qëndruar për 13 vite me radhë në Angli.

Në artikull shkruhet se Doda ia kishte dalë që të hynte dy herë ilegalisht në Britani. Herën e parë ai u ndalua falë autoriteteve amerikane, të cilët e kuptuan falë gjurmëve të gishtave, pasi ai fluturoi drejt Los Angleles me pasaportë false.

Doda u deportua dhe pasaporta e tij u konfiskua, por katër vjet më vonë, shkruan “Daily Mail”, pasi i kishte dhënë ryshfet një gjykatësi në Shqipëri për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte qëndruar edhe për dy vite të tjera.

Emri i Dodës doli nga disa përgjime ku ishte i përfshirë gjqtari Shkëlqim Miri, i cili ishte paguar nga Gentiani për ta liruar nga burgu. Pagesën, Gentiani e kishte bërë ëpërmjet dy sekserëve, njëri nga ë cilët ishte edhe kushëriri i gjyqtarit Miri.

Ish gjyqtari Miri kundrejt shumës 30.000 euro, ndryshoi veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën duke i dhënë lirinë.

Doda ka dalë edhe para gjykatës së ekstradimeve në Londër, por ekspertët në Britani paralajmëruan se çështja është tronditësë në pikën sesi mund të futen kaq lehtë kriminelët në Britani.

Në artikull shkruhej se 40-vjeçari shqiptar Gentian Doda është pjesë e bandës së rrezikshme “Kola”, ku rezulton se ka vrarë dy persona në Burrel në vitin 1997. Pas ngjarjes së rëndë rezulton se Doda iku në Angli, ku madje kërkoi edhe azil.

Ai pretendonte se ishte refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë në Kosovë, pasi kishin qenë pjesë e UÇK. Në vitin 2004, ai mori edhe shtetësinë britanike. ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. E në 2004-ën mori shtësinë britanike.

Një vit pasi u pajis me pasaportë ai u arrestua në Londër për prishje të qetësisë publike, por sërish autoritet londineze dështuan të mësonin identitetin e tij të vërtetë.

Në 2009-ën ai u shpall si një prej 16 personat më të kërkuar në Britani, teksa ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe 2 herë në Shqipëri me një emër fals. Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angeles.

Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vitesh ai doli nga burgu pasi i dha rryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ia uli dënimin.

Pas lirimit të tij, Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Gentian Doda u arrestua në Londër më 6 Maj 2019. Ai pranoi të kthehej në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e reja që rëndojnë mbi të.

Shpërndaje
Share.

Komento