Një grua 43 vjeç ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me koronavirus. Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku nuk ka mundur të mposhtë virusin.
Ajo ishte shtruar në spital prej disa ditësh, por pavarësisht kujdesit të mjekëve, nuk e ka fituar betejën.
43 vjeçarja ishte pronare e një farmacie në qytetin e Fushë Krujës.
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Shqipëri arrin në 124.