Është me të vërtetë serioze situata nga Covid-19 në vendin tonë dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat. Gjatë 24 orëve të fundit është vendosur një rekord i ri infektimesh, pasi është regjistruar numri më i lartë i të prekurve që nga nisja e epidemisë. Ministria e Shëndetësisë informoi se gatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Situata në spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Fatmirësisht, janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20