Covid-19, rregulla të reja për qytetarët që duan të shkojnë në Mal të Zi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që nga data 2 janar, në Mal të Zi do të ketë masa të reja anti-covid për të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në këtë shtet. Sipas njoftimit, qytetarëve që futen në Mal të zi, do u kërkohet një certifikatë vaksinimi me numrin e plotë të dozave.
Veç të tjerash, mësohet se lejohet kalimi në kufi vetëm nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR.
Njoftimi: