Skip to content
Aktualitet

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.   Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

11 Prill 2022 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 534.
➡ Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!