Skip to content
Kronikë

Covid-19 në burgun e Drenovës, ja çfarë u ndodhi tre të burgosurve

· 2 min lexim

Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeqësuar pas infektimit me koronavirus dhe tre prej tyre janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Korrespodentia e SYRI TV në Korçë njoftoi se  ka shkuar në tre numri i të transportuarve për në spitalin COVID të Tiranës.

Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme, kur një i dënuar i sigurisë së zakonshme , nga spitali i Korçës u dërgua urgjent për të Tiranë.

Nga burime bëhet e ditur se që të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin, rënë jashtë parametrave. Ata po marrin mjekim më të specializuar në kryeqytet për COVID-19, megjithatë janë ende në kushte jo të mira shëndetësore.

Ndërkohë, bashkëvuajtës të tjerë të sëmurë me COVID në burgun e Drenovës vazhdojnë të mabhen ende në karantinë, larg nga të tjerët

Kujtojmë që ditën edjeshme 5 qytetarë nuk kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa  për sa i përket të  infektuarëve janë 568 persona.

Ndërkohë  “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”